Për Ju


PËR NDIHMË KONTAKTO
(04) 22 33 408





Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimi në Elbasan

Në datë 25.06.2012 në zyrën e kreut të Bashkisë  Elbasan, u mblodh Komiteti Drejtues Kundër Dhunës në Familje, me pjesëmarrje të drejtuesve dhe përfaqesuesve të një sërë institucionesh si: Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria , Drejtoria e Policisë së Qarkut, Zyra e Përmbarimit, Drejtoria e Shëndetit Publik, Qendra Spitalore, Shërbimi Social Shtetëror, Zyra e Punësimit si dhe Shoqatat joFitimprurëse të cilat kanë në fokus të punës së tyre target-grupin e personave të dhunuar në familje.

Qëllimi i mbledhjes: Nënshkrimi i Marrveshjes se Bashkëpunimit për Ngritjen e mekanizmit te Referimit te Rasteve te Dhunës në Familje.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje erdhi si rezultat I një vullneti e bashkëpunimi mjaft të mirë mes Bashkisë së Elbasanit dhe Shoqatës “Linja e Këshillimit për gra dhe vajza”, Tiranë, me mbështetjen e Rrjetit kunder Dhunes Gjinore dhe Trafikimit dhe UN Trust Fund.

Gjithashtu me propozimin e Kryebashkiakut  Sejdini, pjesë e kësaj marrëveshje të firmosur u bënë edhe krerët e 5 njësive vendore që kufizojnë Bashkinë e Elbasanit, Komunat Papër, Shushicë, Labinot-Fushë, Tregan dhe Shirgjan.

Z.Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasan pohoi se ishte optimist për efektivitetin e funksionimit të Mekanizmit të Referimit pranë institucionit që ai drejton, pasi kjo vërehet ne seriozitetitin e pjesmarrësve, aktorë të rëndësishëm të mekanizmit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë trajtimin rast pas rasti nga çdo institucion kompetent, dhe referimin e problemit, nga një hallkë në tjetrën. Çdo institucion duhet të marrë përsipër, dhe përgjegjësitë për atë duhet të bëjë- theksoi Z.Sejdini.

Ndërsa  Znj, Iris Luarasi, Drejtoreshë e shoqatës “Linja e Këshillimit për gra dhe vajza”, falenderoi të gjitha palët e angazhuara në këtë marrëveshje, por në mënyrë të veçantë Bashkinë e Elbasanit, për gadishmërinë e treguar për trajtimin me seriozitet dhe përgjegjësi të problemit mjaft të mprehtë për shoqërinë tonë, dhunës në familje.Gjithashtu Znj. Luarasi përshëndeti dhe vlerësoi këtë nismë që ka marrë Bashkia Elbasan dhe theksoi se në qytetin e Elbasanit  falë punës së madhe që kanë berë OJF-të ky mekanizëm është pothuajse funksional.

Znj. Luarasi gjithashtu prezantoi marrveshjen tek pjesmarrësit duke i dhënë rendësi bazës ligjore tek e cila mbeshtet kjo marrveshje dhe qëllimi i saj, marrveshje kjo e nënshkruar edhe ne bashki të tjera nga ku ka rezultuar e suksesshme dhe e domosdoshme.

Më pas fjalën e mori Kryetari i Gjykatës Elbasan Z. Arben Vrioni duke përshëndetur dhe vlersuar këtë nismë të Bashkisë dhe duke ofruar bashkëpunim akoma më të mirë ndërmjet dy institucioneve në mënyrë që të arrihet një zbatim i suksesshëm i ligjit per masa ndaj dhunës në marrdhëniet familjare.

Ndërsa Z. Artan Hasanaj zv.drejtor i Policisë së qarkut Elbasan bëri me dije të gjithë antarët e mekanizmit te referimit se në Policinë e Qarkut Elbasan është ngritur sektori per trajnimin e Rasteve të Dhunës në Familje dhe Mbrojtjen e të Miturve, sektor i cili tashmë i ka të forcuara marrdhëniet e bashkëpunimit me institucionet e tjera.

Diskutim tjetër i vlefshëm në këtë takim ishte edhe tarifa e pagesës së psikologut dhe mospranimi i psikologut te OJF-ve ne seanca divorci.

Z. Vrioni kryetar i Gjykatës theksoi se kjo nuk është zgjedhje e Gjykatës Elbasan por është kriter i vendosur nga Ministria e Drejtësisë, prandaj mbetet detyrë e këtij Komiteti lobimi per ndryshime të këtij kriteri.

Një tjetër ide me vlerë u hodh edhe për punësim të detyruar të dhunuesit për dy arsye 1)sepse kjo shërben si një lloj dënimi për të

2)papunësia dhe koha e tepërt që ai kalon në familje sjell  veprime dhune kundrejt familjarëve të tij.

Gjithashtu Znj.Luarasi shtoi se së shpejti do të fillohet të punohet edhe me dhunuesin sepse janë  të shumtë elementët që ndikojnë  tek dhuna dhe është menduar të ngrihet një strehëz për dhunuesit në mënyrë që edhe ata të marrin trajtim profesional.

Arkiva: Të rejat |

Komenti